Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u po manipulon arsimtarët e papërgjegjshëm dhe po e dëmton arsimin edhe ashtu të katandisur

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka bërë me dije se ditën e hënë më 12 mars të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore dhe nuk do të ketë mësim. Sipas njoftimit të SBAShK-ut, nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore të mesme dhe universitet, duke përjashtuar çerdhet. “Punëtorët arsimorë të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë”, është thënë ndër të tjera në njoftimin e kësaj Sindikate,  e cila nuk ka preokupim arsimin e arsimimin e nxënësve tanë, por katandisjen  edhe më tej të shkollave tona. Kjo sindikatë e arsimit po i manipulon arsimtarët e papërgjegjshëm, të cilët marrin rrogë për të mbajtur mësim dhe jo për të gjetur pretekste e për të humbur orët, në kohën kur arsimi në Kosovë ka shënuar pikën më të dobët në deceniet e fundit në vendin tonë. Sindikata e Arsimit mund të bëjë thirrje edhe për ndërprerjen totale të mësimit, por Qeveria dhe ministria përkatëse duhet të vendosin rregull dhe ligj nëpër shkolla dhe nuk duhet të lejojnë që me nxënësit të manipulojnë grupe të individëve të papërgjegjshëm mbi baza klanore, grupore e partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …