Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë do të mbajë takimin e radhës. Në këtë takim do të diskutohet dhe do të merren një qëndrim lidhr me testin me shkrim i cili është paralajmëruar nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Testi është paralajmëruar se do të mbahet në muajin tetor dhe atij do t’I nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit. SBASHK ka kundërshtuar idenë e ministrit Bajrami për t’i testuar mësimdhënësit, pasi siç kanë thënë ata test është diploma që ata kanë. Gjatë këtij takimit të Këshillit Drejtues i Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë do të diskutohet edhe raporti nga komunat lidhur me deklarimin e anëtarësisë për Kontratat Kolektive.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …