Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ku u bisedua për gjendjen në arsim, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka marrë vendim për nisjen e grevës. E gjithë kjo, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së nënshkruar në mes SBASHK-ut dhe koalicionit qeveritar më 5 qershor 2017, përkatësisht të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj tha se anëtarët e Këshillit Drejtues në mënyrë unanime kanë votuar pro veprimeve sindikale të paraqitura nga SBASHK-u. Greva do të filloj të mërkurën në orën e parë në të dyja ndërrimet dhe nëse nuk përfillen kërkesat e tyre atëherë greva do të vazhdoj më 20 shkurt, në dy orët e para në të dyja ndërrimet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …