Derisa sot përfundon java e tretë e grevës, organizuar dhe e orkestruar nga organizata sindikale e quajtur, SBASHK, bëhet e ditur se nga e hëna do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat e vendit. Tash për tash nuk ka informatë të plotë lidhur me “pazarin” e arritur për paga, nga Qeveria dhe SBASHKU. Lajmin për fillimin e mësimit e ka afishuar në një postim të tij kryekuvendari, Kadri Veseli me mesazhin: “Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”. Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi thuhet se është arritur marrëveshje me sindikatën e arsimit që ta ndërpres grevën dhe nga e hëna të fillojë mësimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …