Kundër sulmit të organizuar prej grupeve kriminale ndaj Policisë së Kosovës ka reaguar edhe këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger. Ajo ka drejtuar kritika ndaj qasjes së faktorit ndërkombëtar në raport me Serbinë, të cilën vazhdojnë ta ledhatojnë në vazhdimësi. Ajo ka theksuar se është koha për ta mbrojtur popullin e Kosovës. “Një polic i Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm në afërsi të qytetit verior të Leposaviqit sot rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ngushëllimet e mia për të afërmit e viktimës dhe shërim të shpejtë të plagosurit. Kështu ndodh kur qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak, është koha për të mbrojtur popullin e Kosovës” ka shkruar këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …