Scott: Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Scott: Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se Uashingtoni nuk tërheq “vija të kuqe” kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në thelb  të marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Kurir”, Scott ka thënë se Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje për të cilën merren vesh të dyja palët, e e cila mund të qëndrojë dhe të jetë afatgjate. “Ne nuk tërheqim ‘vija të kuqe’, nuk përcaktojmë se çfarë do të ndodhë, dhe nëse ajo që ata merren vesh stabilizon rajonin, nëse ajo mund të zbatohet dhe të jetë e përhershme, atëherë me siguri se do ta mbështesim. Presim që vet palët të arrijnë marrëveshje nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Nuk ka zgjidhje për Kosovën siç është spekuluar ditëve të fundit, sepse mediet serbe lirshëm spekulojnë pa asnjë fakt, ka saktësuar ambasadori Scott.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …