Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se vendimi i Interpol për të mos pranuar shtetin e Kosovës, është zhgënjyes për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ambasadori i Amerikës në Serbi shtoi se një rezultat i tillë i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit ishte fitore diplomatike e Serbisë. Kosova ka dështuar sot të bëhet pjesë e organizatës Interpol pasi kishte vetëm 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …