Së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë me dinjitet, me vlera dhe me një të ardhme të sigurt!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari z. Fatmir Iska dhe kandidatët për deputet, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina ishin për vizitë në Nagac, ku mes banorëve të vyeshëm dhe zemërgjerë, kanë marrë një mbështetje të fuqishme dhe të sinqertë për AAK-në dhe rrugën për KOSOVËN FITUESE.

Kryetari Latifi ka falënderuar nga zemra për këtë përkrahje të palëkundur, që është frymëzim dhe përgjegjësi për të dhe për Aleancën. Latifi ka premtuar me plot bindje se së bashku do ta ndërtojnë një Kosovë me dinjitet, me vlera dhe me një të ardhme të sigurt!

Bashkë, për KOSOVËN FITUESE!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati mori pjesë në hapjen e marketit humanitar në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mori pjesë në hapjen e marketit humanitar …