Së paku 16 policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan të Afganistanit. Sulmi ndodhi në periferi të kryeqytetit të provincës, Khumri, dhe disa persona të tjerë mbeten të plagosur Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Muxhahid, tha se sulmuesit morën një peng. Në shtator, talibanët sulmuan Khumrin në përpjekje për të marrë kontrollin e tij dhe bllokuan autostradën kryesore të qytetit drejt kryeqytetit afgan, Kabul, për më shumë se një javë. Luftëtarët talibanë kontrollojnë më shumë se gjysmën e Afganistanit. Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit talibanë janë në bisedime për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …