Lufta në Afganistan përfundoi pasi talebanët hynë në kryeqytetin Kabul dhe Ashraf Ghani u largua nga vendi

Së paku 20 vetë kanë mbetur të vrarë dhe 70 të tjerë të plagosur nga një sulm në Kabul të Afganistanit

Shpërthimet me bomba në një qendër të trajnimit për mundje në Kabul lanë të vrarë së paku 20 vetë dhe të plagosur 70 të tjerë, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Afganistanit. Zyrtarët thanë se një sulmues vetëvrasës e hodhi vetën në erë brenda sallës së sporeteve, e cila ndodhet në qarkun Dasht-e Barçi, i banuar me shumicë shiite. Një makinë bombë shpërtheu pranë pas një ore, kur gazetarët dhe forcat e sigurisë u mblodhën në vendin e ngjarjes. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Më 15 gusht, nga një sulm vetëvrasës në një qendër edukimi në Dasht-e Barçi kanë mbetur të vrarë dhjetëra studentë. Militantët e grupit Shteti Islamik, që i konsiderojnë shiitët si të pafe, e kanë marrë përgjegjësinë për atë sulm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …