Më shumë se 90 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 1000 konsiderohen të zhdukur, pas përmbytjeve, në Gjermani

Më shumë se 90 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi njëmijë  të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje në Gjermani, ka bërë të ditur policia. Landet Rajnland Falc dhe Nordrajn Vestfalen janë më të goditurat. Së paku katër njerëz humbën jetën edhe në Belgjikën fqinje, ndërsa edhe Holanda u godit rëndë. Përmbytjet janë e reshjeve rekorde  te shiut në disa pjesë të Evropës. Shefja e policisë në landin Rajnland Falc, i përshkroi ato si “katastrofike”. “Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në aksion 24 orë dhe po rrezikojnë edhe jetën e tyre”, tha ajo. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Amerikë tha se është “e tronditur nga katastrofa”. “Këtu në Uashington, mendimet e mia janë me njerëzit në vendin tonë”, tha ajo, duke shprehur ngushëllime për viktimat. Do të bëhet gjithçka e mundur për të gjetur njerëzit që ende janë të zhdukur”, tha Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …