Së paku 832 njerëz vdiqën nga tërmeti dhe cunami shkatërrues që goditën ishullin Sulavesi të Indonezisë të premten, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Katastrofave. Sipas saj, zona e prekur është shumë më e madhe sesa që u mendua fillimisht. Shumë njerëz u gjetën nën rrënojat e ndërtesave që kolapsuan pas tërmetit prej 7.5 shkallësh të Richterit, tha zëdhënësi i Agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho. Tërmeti shkaktoi valë të cunamit deri në 6 metra, tha ai. Qyteti i goditur më së keqi është Palu. “Na duhet makineri e rëndë për të pastruar rrënojat. Stafi im është në terren, por është e pamundur që të mbështetemi vetëm në forcën e tij”, tha Muhammad Syaugi, udhëheqës i Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …