Së shpejti lëshohen në qarkullim rrugët ‘Ilaz Kodra’ dhe ‘18 Qershori’

Brenda zonës së qytetit të Skenderajt kanë filluar riparimet e rrugëve “18 Qershori” dhe “Ilaz Kodra”, punimet e të cilave i kanë inspektuar kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe nënkryetari z.Nuredin Lushtaku.

Në këtë mënyrë, kanë mbetur edhe pak punë në kuadër të riparimeve të nevojshme, që qarkullimi i automjeteve të kthehet në normalitet dhe pa ndonjë vështirësi.

Ndërkohë që nëpër fshatrat e kësa komune ka filluar me hov puna në realizimin e projekteve kapitale, derisa kujdes po u kushtohet edhe rrugëve brenda qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …