Së shpejti Lumi në fshatin Prejlep do të pastrohet dhe rregullohet

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj bashkë  më drejtorin e Urbanizmit  Ramë Melaj, dhe shefen e protokollit Dafina Cacaj, kanë pritur në takim ekspertët nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor konkretisht departamentin e ARPL-së. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me gjendjen e lumenjve në komunën e Deçanit konkretisht për gjendjen e shtratit të lumit në fshatin Prejlep, ku dhe u konstatua se gjendja e shtratit të këtij lumi është shumë e keqe nga prurjet, mbeturinat dhe shkurret të cilat pothuajse e kanë mbyllë rrjedhjen e lumit i cili rrezikon banorët e këtij fshati nga përmbytjet e mundshme. Pas përpilimit të raportit nga ekspertet e Departamentit të ARPL-së do të fillon pastrimi i lumit që është prioritet i Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …