Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim në kabinetin e tij Ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connell. Gjatë këtij takimi, mes ministrit Gashi dhe ambasadorit O’Connell u bisedua gjatë rreth bashkëpunimit të deritashëm por edhe gatishmërisë për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të zhvilluar projekte konkrete. Veçanërisht u diskutua për hapjen e Federatës së Ragbit në Kosovë. “Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta sepse vetëm kështu mund të arrijmë të kemi suksese dhe të plotësojmë nevojat e të rinjve tanë e pse jo të shkëmbejmë edhe përvojat tona dhe profesionistë të ndryshëm. Po ashtu ne jemi të gatshëm për të jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë dhe do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim e të japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”, u shpreh ministri Gashi. Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij në lidhje me krijimin e Federatës së Ragbit në Kosovë. Ambasadori britanez u shpreh se është i kënaqur për këtë angazhim të ministrit dhe të MKRS-së që t’u jepet hapësirë sporteve të reja në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …