leoni

Së shpejti nis së ndërtuari në Mitrovicë kompleksi i pishinave

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në kabinetin e tij, përfaqësuesit e Kompanisë “ACI”, Sh.A, përfitues të projektit për ndërtimin e kompleksit të pishinave dhe objekteve tjera rekreative-sportive afër lumit Ibër, Afrim Durmishi dhe Jusuf Haxhimehmeti, të cilët e kanë njoftuar kryetarin Bahtiri për përgatitjet që po bëhen për fillimin e realizimit të projektit. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka.  Përfaqësuesit e ACI-së, i thanë kryetarit Bahtiri se tashmë i kanë filluar përgatitjet për realizmin e projektit, duke vendos rrethojat përreth hapësirës ku do të punohet dhe duke e pastruar hapësirën dhe se janë në kontakt me kompani të njohura botërore për kontraktimin e projekteve. Në vazhdim ata i thanë kryetarit Bahtiri se për të filluar realizimi konkret i projektit, duhet një pëlqim nga komuna dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që pastaj të vazhdojnë punët sipas dinamikës së paraparë. Kompleksi disa milionësh, në një hapësirë prej rreth katër hektarësh, është kompleksi i parë i këtillë në këtë pjesë të Ballkanit dhe përfshinë ndërtimin e një pishine të hapur olimpike, një pishinë të mbyllur gjysmë olimpike, pishinën për vaterpolo, kërcimtaren, lumin dembel (i ngadalshëm) për fëmijë, lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një hotel. Po ashtu, Durmishi dhe Haxhimehmeti e njoftuan kryetarin Bahtiri edhe për përfundimin e Fabrikës së Betonit, e cila do të inaugurohet këto ditë. Në këtë fabrikë do të punësohen rreth 20 të rinj. Kryetari Bahtiri u nda i kënaqur me informatat e ofruara nga përfaqësuesit e ACI-së dhe i garantoi ata se do ta kenë mbështetjen e plotë të komunës së Mitrovicës, e cila ua ka nda tokën për ndërtimin e kompleksit.  Ai kërkoi nga Durmishi e Haxhimehmeti që të punojnë pa u ndalur fare dhe që të bëjnë punë cilësore, ndërkohë që komuna do i pajis me kohë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …