Seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga dy partitë opozitare, LDK e Vetëvendosje ka dështuar të mbahet pasi dy partitë opozitare nuk arritën të sjellin në seancë as 20 deputetë të tyre. Pas një orë pritje në sallë, deputetët e opozitës nuk arritën të mbledhin as deputetët nënshkrues për thirrje të seancës dhe kur e panë edhe mosprezencën e deputetëve të koalicionit qeveritar, vendosën të largohen nga seanca. Kujtojmë, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …