Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet sot në orën 11:00. Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja, kanë konfirmuar se deputetët e tyre do ta votojnë këtë marrëveshje. Edhe grupi parlamentar i LDK-së ka dalë me qëndrim pozitiv, duke konfirmuar votën për këtë marrëveshje. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se deputetët e saj do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …