Seanca e thirrur nga Qeveria për në ora 14:00 është shtyer për në ora 16.00. Këtë lajm e ka konfirmuar deputeti nga NISMA, Zafir Berisha. Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ekipi negociator i Kosovës ka në krye me Fatmir Limajn, pjesë e këtij ekipi janë përcaktuar të jenë edhe Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi dhe Mahir Yagxhillar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …