Hashim Thaci - Hage

Seanca e radhës e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, do të jetë më 18 nëntor

Seanca e radhës e ish-kryetarit të të Kosovës,  Hashim Thaçi  në Gjykatën Speciale, do të jetë më 18 nëntor. Ky njoftim është bërë nga Gjykata në Hagë  në të cilin cilësohet se seanca do të jetë në datë 18 të këtij muaji dhe do të fillojë në orën 11:00. Ish-kryetarit, Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Gjykatës, në Hagë. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura. Kjo është seanca e dytë që do të mbahet për ish-presidentin e Kosovës dhe në datë 9 nëntor, pra në seancën e parë, Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës. Thaçi  deklaroi se është i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.  Sakaq, pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …