Kuvendi i Kosovës

Seanca e radhës e Kuvendit propozohet për ditën e premte, por nuk parashihet zgjedhja e kryetarit

Në mbledhja e sotme të Kryesisë së Kuvendit, kryekuvendari Veseli, ka propozuar që të mbahet një seancë ditën e premte ku do të shqyrtohen  me 21 pika të rendit të ditës, por nuk është paraparë zgjedhja e presidentit. Aida Derguti nga Vetëvendosje, e quajti provokim për opozitën thirrjen e seancës. Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK ka propozuar që nesër të ketë seancë solemne për shënimin e përvjetorit të 8-të të Pavarësisë së Kosovës ndërsa ka qenë dakord që të ketë seancë edhe të premten. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka mbështetur propozimin e Beqirit për seancë solemne.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …