Seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve mbahet me 24 mars

Seanca e radhës gjyqësore, kundër kreut të UÇK-së, në Gjykatën Speciale, parashihet të mbahet më 29 tetor 2021

Gjykata Speciale në Hagë ka bërë të ditur se Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar seancën e radhës në rastin e pretenduar penal  kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim qysh nga 5 nëntori i vitit 2020 . Seanca parashihet të mbahet më 29 tetor sipas vendimit të gjykatësit Guiju. Bëhet e ditur po ashtu se palët do të kenë kohë që parashtresat e tyre me shkrim t’i dërgojnë më së largu deri më 27 tetor. Në këtë seancë të shtatën me radhë  deri tani, thuhet se  do të diskutohet lidhur me dorëzimin e dosjes paraprake dhe afatin e propozuar nga prokuroria, që është 17 dhjetori. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për listën e dëshmitarëve që pritet të dorëzohet më 22 tetor, nëse për të ekzistojnë ankesa. Pikë tjetër e rendit të ditës së  seancës  është edhe informimi nga mbrojtja e të akuzuarve  në lidhje me statusin e hetimeve kundër tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …