Seanca e radhës mbahet me 30 nëntor

Kuvendi i Kosovës pritet të takohet në seancën e radhës, më 30 nëntor. Vendimin për caktimin e kësaj seance e ka marrë sot kryesia e këtij institucioni. Opozita sërish  ka paralajmëruar se do të bllokojë punimet e saj, ngjashëm siç ka vepruar dy muajt e fundit. Për opozitën, seancat e Kuvendit nuk mund të vazhdojnë përderisa kryeministri, Isa Mustafa, dhe Qeveria e Kosovës, të mos i tërheqin nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin. Për shkak të këtyre veprimeve dhe përfshirjes së deputetëve në aktivitete, që janë cilësuar, të ndaluara, siç ishte përdorimi i gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, aktualisht në paraburgim po mbahet deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, kurse policia mbetet në kërkim të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump

Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …