Seanca e radhës ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit mbahet me 24 shkurt, ndërsa ndaj Sali Mustafës me 4 mars

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës. Ndaj dy krerëve të OVL-së, konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00. Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës,  është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00. Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga Prokuroria. Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …