Seanca e rregullt në Kuvendin Komunal të Komunës së Skenderajt

Kuvendi Komunal sot ka mbajtur seancën e rregullt, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ndërsa kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit. Në seancën e sotme janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës; Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e komisionit të Kuvendit Komunal për zgjedhjen e këshillave lokal; Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e banesave për familjet (e ngushta) të dëshmorëve; Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e komisionit të Kuvendit Komunal për shqyrtim të ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve; Propozim-vendim për miratimin paraprak të vendimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej 1 (një), deri 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vite pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt; Propozim-vendim për miratimin e vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vite pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik juridik. Pas pyetjeve të anëtarëve të Kuvendit dhe përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët, Kuvendit ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …