Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me bojkotim e dy partive më të mëdha opozitare LDK-së e Lëvizjës Vetëvendosje

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohet për Buxhetin e vitit 2017 është shtyrë për të dielën

Seanca e sotme filloi me propozimin që të dielën, të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të votohej projektligji për buxhetin e Kosovës të vitit 2017. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës. Kurse, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dilenë kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës. Përndryshe, PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …