Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahej për votimin e propozim vendimit të qeverisë së Kosovës për një ekip negociator u tha se do të mbajnë pauzë 20 minutëshe, por kjo pauzë u zgjat edhe për një orë. Në anën tjetër në një komunikatë për media e lëshuar nga zyra e Kuvendit të Kosovës, seanca e thirrur për të mandatuar ekipin e ri negociator pritet të vazhdoj në orën 16:30. Kujtojmë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga qeveria ishte bojkotuar nga opozita.
