Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi kanë njoftuar se mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për përbërjen e Qeverisë së re, bashkë me programin qeverisës. Gjatë të dielës, Zoran Zaev, publikoi propozimet për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Propozimet kanë marrë mbështetje nga partia e Zaevit, Lidhja Social-Demokrate dhe dy partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës. Dy partitë politike shqiptare do drejtojnë 7 ministri dhe një dikaster pa portofol. Bashkimi Demokratik për Integrim do të drejtojë dikasterin e Euro- Integrimeve, Sistemin Politik dhe Marrëdhënieve Midis Komuniteteve, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Ekonomisë dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe një ministri pa resor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …