Në Gjykatën në Shkup sot ka vazhduar gjykimi i grupit të Kumanovës, ku dhanë dëshmitë e tyre dëshmitarët e mbrojtur për rastin e luftimeve me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar. Kjo seancë është zhvilluar pa praninë e medieve. Gjykata ka thirrur deri më tani 40 dëshmitarë, kryesisht pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Maqedonisë. Ndërkaq nuk kanë të mbaruar ankesat e të dyshuarve të cilët thonë se policia maqedonase po ushtron dhunë e brutalitet gjatë sjelljes së tyre nga Qendrat e paraburgimit deri në Gjykatë.
