Seanca për lëndën “Lagja e trimave” i ktheu njësitë speciale të policisë në rrugët e Shkupit. Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ku sot duhet mbajtur seanca e parë e hapur për opinionin në tërësi është e rrethuar nga specialistët e policisë. Policët të armatosur deri në dhëmbë mund që të vërehen nga burgu i hetimit e deri te gjykata. Gjykimi do të vazhdoje në sallën e madhe në Gjykatën e Lartë me procedurë dëshmuese. Në mesin e të arrestuarve është edhe Sami Ukshini, Komandant Sokoli i cili sot edhe ditëve të kaluara e rriti praninë e forcave speciale në Shkup. Sot gjatë gjykimit një dëshmitar në rastin Lagja e trimave ka dhënë rrëfime të ndryshme para prokurorit publik në procedurën para hetimore dhe në diskutimin e sotëm kryesor para Gjykatës, vërtetoi prokurorja Vilma Ruskoska, prokuror. Gjykimi për këtë rast disa muaj ishte i mbyllur për opinionin, pasi që janë marr në pyetje dëshmitarët e mbrojtur. Sot në gjykatë dëshmi dha dëshmitari Lutfiu që jeton në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …