Gjykata Speciale, në Hagë, ka njoftuar se pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen. Ata akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale. Konkretisht, në aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga Shala, Januzi dhe Bahtijari janë takuar secili më vete me një dëshmitar në dy raste për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DhSK-së, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi. Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar më 5 tetor 2023 në Kosovë dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit të DhSK-së më 6 tetor 2023. Në paraqitjen e tyre të parë më 9 tetor 2023, si Januzi dhe Bahtijari janë vetëdeklaruar të pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor 2023 në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 12 dhjetor 2023. Në paraqitjen e tij të parë më 13 dhjetor 2023, Shala nuk u deklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Në paraqitjen e mëtejshme më 15 dhjetor 2023, ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …