leoni

Mes përplasjesh e debatesh të shumta, është zhvilluar në mënyrë të cunguar seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

Seancat në Kuvendin e Shqipërisë janë bërë të pamundura nga veprimet destruktive të opozitës, e cila dhunshëm e bllokon foltoren

Bashkëjetesa në sallë e Kuvendit është bërë e pamundur mes mazhorancës dhe opozitës, e cila ndjehet e injoruar, edhe pse bllokon punën.  Ndryshe nga Lulzim Basha, i cili katër vite me parë vendosi të ndërmarrë aktin ekstrem të djegies së mandateve, Sali Berisha ka vendosur të ndryshojë strategji duke shtrirë aksionin si brenda dhe jashtë Parlamentit. Por, beteja e Sali Berishës me bilbila dhe bllokim foltoresh duket se nuk po prodhon rezultatin e pritshëm për demokratët, pasi socialistët kanë nisur një valë  përjashtimesh duke shuar zjarrin opozitar brenda Parlamentit. Edmond Spaho seancën e shkuar i fryu për 6 ore bilbilit, por kjo sjellje e tij do e mbajë 10  ditë larg foltores, i cili thotë se nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që një deputet të përjashtohet me 20 ditë nga Parlamenti. Bashkë me Edmond Spahon, këtë të enjte nuk do mund të kalojnë pragun e Parlamentit 8 deputet të opozitës, më në krye Sali Berishën dhe Flamur Nokën, ndaj të cilëve është në fuqi një ndëshkim që i mban larg foltores. Absurde për opozitarët është edhe fakti që deputeti socialist Baftjar Zeqaj që kërkon ndëshkimin e demokratëve është kapur vetë në shkelje teksa rrëmben kartën e koleges për të votuar në seancë plenare. Por, për socialistët përjashtimi i ligjvënësve demokrat është vendimi i duhur për sa kohë prish planet e opozitës për kaos dhe anormalitet në Parlament. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …