Seancat për ish-krerët e UÇK-së rinisin më 17 mars

Javën që lamë pas, Gjykata Speciale në Hagë mbajti seancat e fundit para një pushimi dyjavor, ndërsa gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të rifillojë më 17 mars. Në seancën e fundit u dëgjua dëshmia e ish-komandantit Ismet Tara, i cili më pas u lirua nga trupi gjykues. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht pranimin e disa provave materiale që lidhen me organizimin e UÇK-së në zonën e Drenicës, duke i vlerësuar ato si autentike dhe relevante. Ndërkohë, u refuzua kërkesa e Prokurorisë për disa prova që nuk u konsideruan të besueshme. Angela Griep, bëri të ditur se Trupi Gjykues urdhëroi Prokurorinë që të ndryshojë listën e provave materiale deri më 28 shkurt. Dëgjimi i dëshmitarëve në Hagë pritet të përfundojë më 4 prill, ndërsa seanca e radhës më 17 mars do të nisë në ora 09:00.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm rus S. Lavrov la vlerësuar qëndrimin e kryetarit amerikan, Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, la vlerësuar qëndrimin e kryetarit  amerikan, Donald Trump për …