Seancë e tensionuar në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Seancë e tensionuar në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Skenderajt e ka karakterizuar një gjendje tejet e tensionuar dhe me akuza reciproke e tona të ashpra teksa po votohej për buxhetin e kësaj komune. Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka deklaruar se grupacione të interesave të ngushta personale ishin organizuar për ta pamundësuar votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt. Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malsor Bejtës, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës së Skenderajt, përmes Malsor Bejtës, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtakut, krijuan  tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorpt. Ka kaluar koha kur buxhetin e ka orientuar një grup i caktuar. Sot ai u miratua sipas kërkesave të qytetarëve, për të ju mundësuar dhe krijuar parakushte investitorëve të investojnë në komunën tonë, të cilëve për interesa individuale, klanore e grupore nuk iu është lejuar investimi në Skenderaj. Buxheti i miratuar krijon kushte për hapje të fabrikave të reja. Urime, qytetar të Skenderajt, ka deklaruar kryetari, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …