Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e kësaj kategorie për shkak të mos miratimit të projektligjit për vlerësimin, njohjen e statutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara. Kërkesat e Forumit ishin që personave me aftësi të kufizuara t’iu garantohet shkollimi, të gëzojnë shërbime terapeutike, vend të sigurt pune, pasi ligji që garanton punësimin e tyre nuk po gjen zbatim. Drejtoresha e organizatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri, tha se në raportin e progresit për Kosovën 2023, ngrihet shqetësimi lidhur me faktin se 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor. Ajo tha se edhe pse në Kosovë ekziston ligji që garanton punësimin e personave me aftësi të kufizuar, ky ligj ende nuk po gjen zbatim të plotë në institucione.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …