Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit

Sebastian Kurz: Serbia duhet ta dijë se nuk do të pranohet në BE pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë mediumit serb,”Kurir” se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Kurz kujtoi se ai e kishte vizituar Beogradin dy vjet më parë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njohja e Kosovës mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon. Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …