Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizimit ka vazhduar fushatën në fshatrat e Rugovës ku ka takuar dhjetëra banorë të këtyre fshatrave duke ua prezantuar platformën qeverisëse “Peja qytet turisitik”. Ajo ka prezantuar pikat kryesore nga programi i saj për turizëm duke i dhënë fokus kryesor shpalljes së fshatrave të Rugovës monument natyror, krijimit të fshatrave turistike , investimit në infrastrukturën turistike lokale, mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të akomodimit për turist të huajë dhe vendorë, krijimin e një qendre që ka të bëjë me promovimin e produkteve vendore për turistët, shtimin e shtigjeve të ecjes në zonat malore, lirimin e të gjitha kompanive hoteliere nga taksat komunale që promovojnë ushqimin tradicional, mbështetjen e krijimit të brendeve të produkteve që kultivohen nëpër fshatrat e Rugovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …