Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në fjalimin e mbajtur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për çështjen e pasaportave dhe dëmin që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës nga humbja e betejës në arbitrazh për këtë çështje. “Çështja e pasaportave ka pasur një kosto shumë të lartë për Kosovën, sepse në kemi humbur kauzën ne arbitrazh dhe kemi pasur të paguajmë mbi pesë milionë euro, pasi që Qeveria ka ndarë këtë fond kam marrur të drejtën ta trajtoj edhe njëherë këtë çështje, se bashku me stafin politik kemi vendosur një shifër prej mbi 4 milionë e 500 mijë eu, 650 mijë euro janë kursyer nga kjo çështje të cilat kam kërkuar që të shprëndahën në mënyrë të barabartë dhe ti ndahen policisë për fundvit, janë kursyer mjete, dhe janë zhblliokuar mjete prej 15 milionë euro nga buxheti i Kosovës”, deklaroi Sefaj. Ai shtoi se nuk do të ketë spektakël në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi që sipas tij problemet e shkaktuara që 18 vite duhet të trajtohen në mënyrë të përbashkët dhe të kujdesshme Sipas tij, Avokati i Popullit duhet të merret me çështje më madhore dhe të kujdeset që qytetarët e Kosovës mos të paguajnë më fatura për qytetarët të cilët nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …