Sefer A. Muzlijaj: Sa hije të kishte në kokë plisi i bardhë, Baca Qazim

Sefer A. Muzlijaj: Sa hije të kishte në kokë plisi i bardhë, Baca Qazim

(Përkujtim: Me rastin e një-vjetorit të ikjes në amshim të “Plakut të Maleve”- Bacës Qazim F. Zekaj)

Kur u lind Baca Qazim: “malet kishin lëshuar një oshëtimë e toka mëmë dridhej si termeti”!-Ishte kohë në mbretërinë SKS-ë,kur shqiptarët ishin çipqi e sharragjinj,si një leckë për regjimin në trollin e vet “mysafir”,sikur t`ishin apatridë -pa atdhe.

I pa përkulur i’u qëndrove stuhive t`egra tërë jetën!-

e dole faqebardhë!- pa ndërruar një Shkronjë Emri e mbi kokë

PLISIN e BARDHË…

Qazim F. Zekaj u lind më 23.03.1935 në fshatin Mojstir të Podgurit nga babai Feka dhe nëna Zuka në një familje të varfër por bujare e përparimtare me një taban të fortë patriotik!

Ishte kohë e pakohë! Babai Feka si autodidakt  arriti të lexojë e shkruaj në gjuhën serbokroate.

Pas luftës së Dytë Botërore kur kërkohej nga popullata që fëmijët shqiptarë t’i dërgonin në shkollë,sepse ishte nevojë të përgaditeshin kuadro mësuesish për gjeneratat e ardhme; ishte i pari babai i Qazim Zekaj që të birin e tij ta dërgonte në shkollë!

Qazim Zekaj shkollimin e filloi në fshatin e tij Mojstir,bashk me disa fëmijë të fshatit; që siç duket quhej Gjimnaz(fjala ishte për shkollën fillore), dhe pas një kohe e ndërprenë shkollimin aty për të vazhduar në shkollën fillore në Istog ku kishin mësues, pedagog  të denjë. I mbarsur me ato ndjenja që do ta përcillnin tërë jetën edhe në profesionin e mësuesit që do ta kryej me përkushtim të madh,edhe

 pse në atë rrugëtim i dualën pa numër peripetishë!

Shkollën Normale për mësues e kreu në shkollën “Milladin Popoviç” në Prishtinë, ku dha edhe provimin shtetëror,  e diplomën e muar në shkollën adekuate “Hysni Zajmi” në Gjakovë!

Baca Qazim filloi të punojë shumë i ri si mësuës në këto shkolla të komunës së Istogut:

1). Në Banjë të Pejës : viti 1953- shtatorë/qershorë;

2). Në Rakosh: vitet 1955-1958

3).Në Syne në paralelën e ndarë të shkollës fillore “17 Nëndori” në Istog: vitët 1958-1962.

Përiudha e shërbimit ushtarak (nuk ka të dhëna se sa ka zgjatur dhe si ka shkuar)!

4).Pastaj prapë ka punuar si mësues në shkollën fillore “17 Nëndori” në Istog: vitet 1964-1973.

Në vitin 1973 e largojnë nga procesi arsimorë si të papërshtatshëm politikisht, me akuzë, se po edukonte nxënësit në frymën e nacionalizmit dhe iridentizmit shqiptarë!

Kjo erdhi pas të ashtuquajturës “Letra e bardhë e Titos” e që ishte kundër forcave nacionaliste në Jugosllavi siç thonin ata, e që është e kuptueshme që më së shumti ishin të goditura strukturat  e procesit arsimor në gjuhën shqipe në Kosovë.

Nga ajo kohë do të fillojë golgota për mësuesin Qazim Zekaj dhe familjen e tij.

Filluan bastisje të herë pas hershme; largim nga procesi arsimorë, marrje në stacionin policorë, procese gjygjësore plus gjendja ekonomike sa vinte e rëndohej për familjen e tij, posaqërisht kur dihej se nëntë fëmijë i kishte në procesin arsimor.

Nuk lejohet më kurrë që të punojë si mësuës! I´a plagosën ëndrrën dhe i shkurtuan në mës rrugën e tij në edukimin e brezave; vranë shkronjat e abetarën.

Të flasësh për mësuesin Qazim Zekaj që shpërndante dritën për të i’u ndriquar rrugën gjeneratave e popullit,që u mësonte shkrim lexim e i paiste me dituri, por jo vetëm kaq; ai mbarste në mendje e shpirtë të nxënësve vallën e shkronjave ABC-në Kuq e Zi.

Qazim Zekaj i kaloi të gjithë rrathët e ferrit!- duke i thënë një  Jo !- të fuçishme robërisë Serbo-Jugosllave.

Fjalën e kishte të peshuar mirë,si gurë të latuar në murë.

Kudo gjëndej,me ato fjalë qonte zemrat peshë!

Para bishës së zezë kishte të hapur gjoksin si bjeshkë!

Me automatikun e bombat e tij që vollën  zjarrë!

Zogjët për “Plakun e Maleve” thurën një të bukur serenadë!…

                                      *****

Sa herë e rrëzonin përtoke Anteun (Qazim Zekaj) ngritej më fuqishëm e i ngjitej qiellit!

Pas largimit nga procesi arsimor, në prillë të vitit 1976 atij i ofrohet një vend tjetër pune, sa për të thënë- roje nate në ndërmarrjen “Koperimi”.

Stukturat komunale të Istogut i’a gjejnë atë vënd pune duke mënduar t’ia ulin dinjitetin e tij dhe ta thyejnë.

Gjendja e vështirë ekonomike duke pasur parasyshë familjen dhe shkollën e nëntë fëmijëve detyrohet ta pranojë edhe atë vënd pune.

Strukturat komunale ditën të shkojnë edhe më tej, t’ia ndërrojnë edhe atë vënd pune si roje nate në depoist të lëkurave të kafshëve ku do të punoj edhe këtu mësuesi i shumë gjeneratave.I´a imponuan rrethanat e kushtet e vështira familjare.

Erdhi viti 1981! Pranvera e kuqe studentore! – ishte një kthesë e madhe për Kosoven, dhe një rrugë  që s’do ketë kthim më prapa gjerë te lufta e UÇK-së dhe liria.

Por për mësuesin Qazim Zekaj dhe shumë të tjerë aty prap nisi golgota e të zitë e ullirit…

Pasi që Serbia dhe ish-Jugosllavia u quan në këmbë, përdorën çdo arsenal ushtarak për thyerjen e ideve studentore e gjithëpopullore.

Masat ishin edhe më të rrepta: linqime,largime nga vëndet e punës,vrasje ,  burgime me denime të gjata e të rënda

Kështu pas atyre ngjarjeve të vitit ’81-ë

Qazim Zekaj do të arrestohet dhe torturohet rëndë dhe atë disa herë si mbështetës dhe përkrahës i atyre ngjarjeve!

Nga viti 1981 e gjërë në vitin 1997 Qazim Zekaj dhe familja e tij do të jenë objekt për makinerinë ushtarake e policore në Kosovë. Ai dhe fëmijët e tij do të bastisën herë pas here, rrahen, burgosën dhe denohën me dënime të rënda e të gjata( katër djemt e tij)!

I’u bijnë në trag organizimit dhe pjesmarrjes në demonstrata në Prishtinë, qytete tjera e Istog djemve të Qazim Zekaj, posaqërisht si më të ekspozuarit birit të madh Xhevat Zekaj që bashkëpunonte me shumë revolucionarë të asajë kohe; i cili ishte shok edhe i heroit të kombit Fehmi Lladrovcit, heroit të kombit Shaban Shalës, Ahmet Isufit ,Ali Ahmetit e plot të tjerve, që ishin edhe organizatorë e frymëzues , dhe në fund luftëtarë të UÇK-së… Kishte  shokë që vepronin në ilegalitet edhe nga fshati i tijë si Ismet Avdylaj e të tjerë nga rrethina e Istogut.

Plot nga fshati i tij nëpër ato mbledhjet e famshme të strukturave komunale nga Istogu nuk pranuan ta leqisnin familjen e Qazim Zekaj;edhe pse djemt e tij gadi të gjithë u burgosën,u maltretuan rëndë dhe u dënuan me burgime të rënda me shumë vite,por ata fshatarë e të afërm që  Leqitjes së familjes të Bacës Qazë nga strukturat Komunale e politikës Jugosllave i thanë një -JO!- të madhe;edhe ata nuk kaluan fare mirë,u maltretuan keq,po jo pak edhe muarën dënime më vite. Ishte fshati zatën unikat në Komunën tonë.

Kështu Mojstiri u bë një arrë e fortë-kundrej pushtetit anti shqipëtar

Pushteti  Jugosllav.

Në shtatorin e vitit 1990 strukturat politike komunale në Istog e largojnë mësuesin Qazim Zekaj nga puna përfundimisht.

Nga shkurti i vitit 1993 deri më 24.10.1995 Qazim Zekaj muar prap ditarin në dorë për të mësuar fëmijët e fshatit të tijë nëpër “Shtëpi Shkolla”; dhe pikërisht shtëpija e tij bëhët shkollë (Odës shqiptare i’u hapen njëmijë dritare)!…

Kjo erdhi pasi pushtuesi serb i mbylli shkollat për shqiptarët dhe  përjashtoi personelin arsimor shqiptar.Kështu shqiptarët hapën odat për shkollë në atë sistemin paralel të kohës.

Nga viti 1995 gjerë në tetorë të vitit 1997 Qazim Zekaj do bëjë jetë gjysmë ilegale, ndiqet hap pas hapi e kohë pas kohe nga policia e rexhimit.

Kështu në tetorin e vitit ’97 kalon përfundimisht në Drenicë, pikërisht në fshatit Negrovc në shtëpinë e dhëndërrit tani hero i kombit Shaban Shalës-veprimtarë i dalluar i ilegales dhe i UÇK-së.

Në janar të vitit ’98 kur ishin zgjeruar aksionet nga UÇK-ja në atë anë Plaku i Maleve-Qazim Zekaj i’u bashkohet radhëve të UÇK-së në brigaden “133 Mujë Krasniqi ” në zonën e Drenicës.

Plot një jetë sakrificë,një jetë dhëmbje ,drithërima; një jetë këngë e krisma ..;

Luftë në mes të Davidit dhe Goliatit!…

Maksima jetësore e Plakut të Maleve-Bacës Qazim Zekaj, me plot të papritura e të pritura, ishte që një ditë shqiptarët të bashkohë në

një trup e një atdhe; e kur Shqipëria do të ketë “Një kokë e një ide”.

Në vitet ’97-’98 edhe pse në moshë zemra i rrihte ndryshe; si zihej vëndi vënd!…

Kosova po digjej flakë! E Drenica në shtetrrethim

-digjej edhe qielli (nata e Bartollomeut)!

Kur u nis për në Drenicë Plaku i Maleve thua se atë ditë kishte diçka të Xhemë Gostivarit që vriste pa numër armikun e kur dilte në fushë bëhëj i padukshëm (një legjendë që s’ishte vetëm një përrallë).

Edhe Baca Qazë, mu në pikë dite nga mesi i qytetit  muar rrugën e jugut për në drumin e Drenicës me çantën e tij mbushur me bomba e automatikun ngjeshur mirë mbi supe nën një pallto drejt frontit në Drenicë.

S’ishte kjo vetëm rastësi për të ! ;

Që prej se ishte fëmijë ai i njihte mirë  armikun e planet ogurzeza të tij.

Tërë jetën sakrificat i shihte më të vogla se qëllimin.

                                         ***

Baca Qazim i njihte mirë plagët  e këtij populli nëpër histori, prandaj rrugëtimi i tij nëpër jetë s’është rastësi.

Ai e njihte mirë historinë…

E vazhdoi rrugën e mësuesve: Fazli Grajqevcit, Shaban Shalës e Rexhep Elmazit…

Edhe unë si fëmijë-nxënës gjimnazi kah vitet ’68-’70 e takoja shpesh në rrugë për në qytet; pushonim ndonjëherë nën hije të një frashëri ku pushonin edhe të tjerë. Modestia e tij , afërsia me të vjetër e të rinj, me fjalët e tij na bënte për vete të gjithve pa një pa dy.

Në ndëjat me ditë  e natë në raste gëzimi e hidhërimi me fjalët e tij të ëmbla e kuptimplote dhembjen u’a kthente në forcë e krenari.

Kush dinte më mirë se ai për Podgurin, për të bëmat e paraardhësve të tij…

Por dinte shumë edhe për zezonat e për  Vojvodët që ishin jashtë çdo ligji, që në Podgurë e në Kosovë bënë kerdi, mbollën vdekje  ngado si: Miliq Kërstiqi, Pant Hashani i Mojstirit, Kosta Peqanci e Savë Llazareviqi që për kërrditë e bëra e njihnin si Savë Batarja, Ral Vuliqi e plot të tjerë.

Vërtetë Plaku i Maleve ishte një mësuës, ideolog,dhe luftëtarë që mbet shembull i mirë për brezat e historinë.

Humbi me hapat e tij në drumin për Drenicë, ku pa therrë në këmbë mbërriti në Negrovc mu në Xherxhicë.

Tetori i vitit 1997 “Plakun e Maleve” e gjenë përfundimisht në malet e drenicës, edhe pse në moshë të shtyer i bashkohet luftëtarëve trima të UÇK-së në luftën e shenjt për liri.

Ai në atë moshë u bë shembulli më besnik dhe fitoi simpatinë e gjithë popullatës së drenicës,ushtarëve dhe udhëheqësve të brigadës “Mujë Krasniqi”.

Negrovci, Gryka e Llapushnikut, Malet e Berishës, në çdo betejë sikur i’u printe thirrja :”O prite,prite O Azem Galica oreee heeejjj”!…

Në malet e Vucakut në një betejë të rrebtë me armikun plagoset rëndë Kapedani i Podgurit Qazim Zekaj.

Mbet i plagosur e i rrethuar nga soldateska Serbe, tri ditë  rresht.

Ushtarët e brigadës së tij,mendonin se ka mbetur i pajetë; pasi i’u bë e mundshme gjurmuan ta gjejnë bile trupin e tij. Befasia ishte një rast (mbret).

E gjetën të gjallë edhe pse të plagosur rëndë.

Muarën shpejt masa dhe e dërguan në spitalin ushtarak në malet e Berishës, e prej aty për shërim e dërguan në Tiranë.

U mjekua por plaga tërësisht nuk i mbyllej!

Jetoi bashkë me plagën e hapur gjerë në ikje në amshim.

Më 13 gusht 2019 Plaku i Maleve ndërroi jetë në Zvicër.

Më 16 gusht varroset në fshatin e tij Mojstir me ndërime të larta ushtarake nga FSK-ja, e Shoqatat e Dalura nga Lufta; gjerësa pjesëmarrja në homazhe ishte masive nga të gjitha trojet e gjeografisë shqiptare.

Plaga e pa mbyllur mbet pëng e shoqëruar në trupin e Plakut të Maleve si një thierrje-amanet; se do mbyllej kur të  mbyllej plaga e Shqipërisë, kur Shqipëria do të jetë NJË E TËRË.

Në Mojstirin tënd kreshnik,  këngët çpojnë qiellin, nga Kalaja: fjalët t`uaja ,orët,krismat e  zanat e malit flasin me diellin!

Me plotë një jetë sakrificë ngrite vet KALANË!

– ku nga maja e sajë iu flet brezave: Ta ruajnë djepin e Shqipërisë Nënë…

Lavdi e përmotshme jetës dhe veprës së mësusit,ilegalit e luftëtarit-“Plakut të Maleve “-Qazim Zekaj.

Shkruar nga Sefer A. Muzlijaj- (Ish i burgosur politik)

 

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …