(Aksioni i mbledhjes se armëve, aksioni famë keq edhe në Rakosh të Burimit, ish-Istogut
Ishte një vit pak më ndryshe se ndonjë vit tjetër, viti 1955-6! :vite ku pas gjithë atyre viteve të mbrapshta, projektet ogurzeza vazhdonin, s’kishin e besa e zotit s’kanë të ndalur edhe sot e nesër…
Thonë se kisha lindur në një ditë të fillimit të vjeshtës, kur mblidhen bereqetet e gjithë vitit.
25-shtatori i vitit ’55 ishte ardhja ime në jetë. Sigurisht janë gëzuar prindërit, vëllai i lindur 5-vite më herët dhe motra para meje edhe pse 2-3 vite jetë s’di por mendoj është gëzuar në atë formën që ka ditur të gëzohet.
Gjendja materiale siç thonë ishte “migjeniane”,plus disa rrethana të tjera rënduese që familjes së ngushtë dhe familjes se gjërë i`u ishin gurë të varur në qafë që duhej ta luanin rolin e sizifit.
Pa e mbushur as gjysmë viti jetë, Babain e ndjerë para 44- vitesh ,në atë vit kobzi e thërrasin në stacionin famëkeq të milicisë, xhandarmërisë më famëkeqe(vetëm për Pinoqën…diçka ndoshta e ngjashme)! I kërkojnë të dorëzojë jo vetëm një pushkë ,si zakonisht për shumicën; por kërkojnë nga ai të dorëzojë një kerr armatim -armatimin që është lënë në kullën e axhës së tij- kapedanit Ramë Alisë ,që ishte vrarë bashkë me të birin Salihun 18- vjeçar dhe Emblemën, Bajram Gashin në një betejë të rrebt në bjeshkët e Moknës në vendin e quajtur Jerebi, nga dy brigada partizano-çetnike pasi se kishin lënë malin për 4-5 vite gjërsa ranë në fushë mejdani: tre me rreth pesëqind…
E pak më heret kapedani i Sanxhakut të Jeni Pazarit Bik Pazari edhe pse quhej Bisheviq,dhe mirrej si boshnjak por nga disa informacione ai e ndinte vetën dhe ishte Shqiptar, kishte marrë pjesë në disa mbledhje në Shqipëri për çështjen shqiptare. Ai sigurisht me ndonjë tjetër vendosen të emigrojnë njëherë në Greqi e pastaj në Turqi, e armatimin thonë 12- mushq të ngarkuar i lë tek familja e Ramë Alisë.
Ato armë më së shumti fishek ,pas vrasjes së të Treve që u përmendën më lartë, është dashur fshehur dikund, se i kishte pi e zeza edhe këta të gjallët.
Babai im Avdyli i cili ishte zënë rob nga Gjermanët, pse ishte ushtar i krajlit në vitin ´41! ,ku deportohën si rob lufte në kampet naziste – famëkeqe Gjermane ,diku rreth Frankfurtit e ku i kaloi tri vite të zeza. Thonë ishte i fejuar ,por familja e dinin si të humur gjërsa është kthyer në vitin ´44-të.
E fejuara e kishte pritur edhe pse s’kishte asnjë lajm për të!..
(këso rastesh i gjejmë nëpër balada popullore shqiptare)…
***
Shumica e vullnetarëve, ishin ra nga mali dhe ishin futur nëpër brigada. Kurse babai pasi ishte rob gjërë atëherë ,s`kishte pasur mundësi të ishte me vullnetarët dhe axhën e tij (më Ramë Alinë)etj. Babai im Avdyl J. Alia -Muzlijaj,i´u bashkua brigadës së tretë të Shqipërisë ku u emrua si postier,afër fshatit në Rakosh,ku nuk kishte ndonjë rrezik jete.
Pas datës 8.shkurt vit.1945-së,ranë për mos të vdekur kurrë ,Bajram Gashi e Ramë Alia me të birin 18- vjeçar Salihun.
Po kthehemi ku e lamë!-armatimi që ishte vendosur nga Bik Bisheviq-Pazari në kullën e Ramë Alisë.
Babai im e merr përsipër që bashku me axhën e vet -Mustafë Ali Muzlijaj ,vëllai i Ramë Alisë që atë armatim ta dërgojnë një natë pa hënë tek varrezat e quajtura “Varret e Mëdha” ku hapën në formë varri afër gardhit e i vendosën arkat me fishek e armë brënda,e i mbuluan dhe kamufluan pak që të duket si ndonjë varrezë më e vjetër.
Kjo ishte kryer pa u hetuar dhe vërtetë një strategji e përfeksionuar.
Vitet e pas luftës po kalonin me ato masakrat më ç`njerëzore,e le më për familjen e Ramë Alisë, Col Bajraktarit e të tjerëve.
Kohë e pa kohë !-por stinët ndërroheshin!…
Armatimi i fshehur ishte aty prezent për çdo nevojë nëse paraqitej…
Gadi ,po edhe tamam 10-Vite kaluan gjërë në akcionin famë keq të grumbullimit të armëve. Rankoviqi muar këtë vendim,por jo që se dinte edhe Tito!- ishte në njohuri të plotë se edhe ai kishte zatën të njëjtin program për shqiptarët. Mos të mashtrohemi me trikat e tij derisa Rankoviqi deshi të ia zë vendin dhe të largojë nga skena edhe Titon vet.
Babai im Avdyl Jashar Muzlijaj pas sigurisht do kohe duke menduar se njerëzit e zgjedhur do jenë të fjalës e kishte lëshuar një gabim,që më vonë i kushtoi më dërmim dhe jetë gjysëm jetë ,besa!
S`kaloj shumë kohë me atë jetë “varrezë” e e muar edhe vdekja në moshën 60-61- vjeqare në vitin 1976!
Ai iu kishte treguar tre personave…”Nëse vie puna për fishekë dhe armë kemi bukur shumë ,s`keni nevojë të kërkoni dikund tjetër” ;i´u kishte treguar edhe ku gjëndën, në “Varrët e mëdha”plus edhe vendin -Varrezën me armatim.
Këto ai i kishte bërë në mirëbesim e pak nga nga pakujdesia,çka më vonë duke e ditur atë ishte përvojë e mirë për mua që mos t`ia lëshoj atë gabim-pakujdesi.
Njëjtë ishte fati i vëllait -axhës tim Smajl J. Alisë në atë kazamat famë keq.E kishin dërmuar edhe atë për vdekje ,pse disa vite ishte vullnetar në çetën e axhës se tijë- Ramë Alisë, (posaqërisht në mbrojtje në luginën e Ibrit në sangjakun e Jeni pazarit)…
E kishin pasë marrë në një ditë dimri plot acarë babain!Me siguri dikah iu kishin mbërri informata për armatimin e fshehur për një ditë të nevojshme që duhej përdorur prapë.
Këso kampe fatzeza kishte kudo në Kosovë ,edhe kah ne ,si në Rakosh ku fotografitë me ato kumbullat në oborr ku i lidhnin më zingjirë si”qentë”qe mund të endeshin ditë e nat z`bathur nëpër borën e acartë(i detyronin).;pastaj ishte në Runik ,si e veçantë në Brobaniq,në Ozdrim kah Peja e në tërë Kosovën.
Ajo ngrehinë në Rakosh është ende në këmbë me ato labirinthe ,ku në mure kishte ndonjë hapësirë të hapur sa të i zë duart,e ku futeshin duart e pengjeve dhe me shufra hekuri rraheshin edhe duarve gjërsa përgjakeshin e thyheshin. Ishin shumë nga fshati Uçë e fshatrat përreth por një herë tjetër…
Kësajë radhe është temë në njëjës.
Aty i kaloj për nja dhjetë ,pesëmbëdhjetë dit e net gjërsa shfrytëzoi rastin të ikën nga ajo llokuni ujqërish..
Torturat edhe për të tjerët por edhe për babain tim ishin rrënqethëse.:
Ato kthina që edhe sot duken ,ndoshta as ferri si posedon ,drunjë më të cilët rraheshin ,hekurat i përmenda,konopët që i kryqëzonin qafës duarve e këmbëve dhe fundit të barkut ku gjoksi iu dite si “rrëshiq” farkatari.
Babai vet i spjegonte ndonjëherë ;por më shumë të tjerët.Një bokall ujë të ftohët ngadal i lidhur fort thonë se i futej përmës vrimave të hundëve.Te rrahur me dru pa rreshtur, gjumë gadi kurrë ,edhe nga dhëmbjet plagët si të flihej; uria ishte edhe ajo një ndër mjetët e diçka që ishte si gadi gjithëkund ishte të lidhurit me zingjirë,konop për trungje pemësh në oborr e që ka ende dëshmitarët të gjallë; dhe herë ditën herë natën ashtu të lidhur duhej shetitur zbathur e gadi zhveshur të endeshin si “kuajt”në lamë rreth strumbullarit derisa zatën ngriheshin.
Këto axha Smajl e të tjerët i kishin përjetuar,- por babai enkas ishte ftuar lidhur me atë armatim.Djali i axhës Smajl – Hasani bukur i ri- (b,Hasan sot 84- vjeqar) kish pasë guximin si mjaft i ri të i dërgonte bukë…Ai shpjegon si e shfrytëzonte rastin për tu futur brenda shpejt dhe të ikte…Një herë tregon si shpejt i kishte thënë babai të ia ngrihte pak konopin që mos të vdiste nga mbërthimi, por thotë i kishte thënë:jo më tepër se e vërejnë e me ngulfasin edhe më tepër.Pas dhjetë a më shumë ditësh vëren se ishin grumbulluar në një dhomë të gjithë ato egërsira dhe vëren se dera e jashtme ishte harruar hapur.E shfrytëzoi rastin dhe ashtu siç ishte shpejt ikën nga ai ferr,dhe një rrugë teposhtë me vrap gjërë te përroi,ku mbush gjirin gurë dhe i kapet një rruge arash.Posa e hetojnë të armatosur,gjandarët plus civil Serb në ndjekje për ta zënë .Një tollovi e vërtetë. Ka edhe sot goxha shumë që kanë qëlluar aty dhe që kanë dalur për të parë çfarë po ndodhte. Thonte se i´u kishte afruar në ikje një Serb nga fshati fqinj Zhakovë. Babai i´u kishte drejtur edhe ti komshi!- dhe e kishte gjuajtur më gurë ,e ai i kishte thënë”nuk të kam njohur Avdule!…
S`mund ta zejnë!Pasi kalon në një rrugë tjetër,iu humbë pak tragun ordisë se çartur ,takohet me dy vëllezër uças por me banim në Rakosh,të lagjës Balaj:Smajl Balaj dhe Rexhep Balaj sot të ndjerë,kishin qenë në një dushkajë për të marrur dushk për dhitë e tyre,dhe qerrja e mbushur më të prera degës me gjethe lisi .E pyesin dhe babai shpejt u tregon hallin ,e ata me atë shkathtësinë që kishin qojnë një palë dushku dhe pa një pa dy i thonë -futu nën palë ! Futet babai dhe gadi mbrrinë ordia aty.I pyesin mos patë duke ikur një njeri të zbathur?Ata përgjigjen:po veç sa u duk ,duke bërë me dorë në një drjtim tjetër ,ishe duke ikur dhe tani ndoshta i ka kaluar ato shkure jo larg.Ata pa pyetur fare vrapojnë në atë drejtim dhe humbën nga sytë e tyre.Vëllëzërit Balaj ngarendin një rrugë të arave,dhe kur vërejnë se ajo ordi kthehet duarzbrazët për në kodrinën e Rakoshit ku ishte stacioni famëkeq i tyre,i japin një pjesë buke nga trasta dhe i thonë:Avdyl ,ata u futën në atë kamp famëkeq dhe ti kah do?Babai pasi del nga palët e dushkut,pa u zbuluar fare edhe pse kisht bore e gjurmët iu humbën edhe atyre(edhe çudi si si´u shkonte mendja diçka tek ajo qerre kur më tej s´kishte gjurmë).
Ai-babai vazhdon ashtu pak fshehurazi e drejt te Gujaqi që ndante Dugagjinin me pjesën tjetër të Kosovës,një herë Drenicën…Aty e dinte se ishte një mulli më ujë dhe në te punonte- mullis ishte Sadri Avdia një përson i fjalës dhe trungut patriotik nga Syrigana. Veç kishte praruar Dielli!-dhe pasi e sheh mullisi ,e njeh, kupton çka i kishte ndodhur dhe pa hamëndje i merr ato rroba pak çka i kishte në trup i vë afër çyngës se një koftori që shpejt e ndezë për të iu terur. I jep do rroba tjera ç`fare kishte për t´i veshur, një palë çorapë dhe opinga;Shpejt i përgaditë diçka për të ngrënë dhe pas tri katër orve del nga mulliri dhe hap pas hapi kalon në anën tjetër të Pemishtës tek një mik,ku ai para mëngjesi e ofron gjërë në Uçë jo afër shtëpisë ku pushoi aty ndoshta me dit; gjërsa muar lajmin se nuk janë të interesuar më për të pasi e kishin bë “njeri -varrezë.”…
Konaqet e fundit dhe kujdesi për të më mehleme private sa mbajë mend ishte bërë te i afërmi Sefer Musa siç thonte atëherë babai.
Pas ca ditësh e dërgojnë në shtëpinë e vet tek Nëna Afije(Gjyshja ime)… *
(Këto çka u thanë janë rrëfimet e vet babait para 44- vitesh ,agjallarëve,fshatarëve ,bile edhe të fshatrave tjerë,njerëzve okularë që i kishin parë ngjarjën;janë edhe gjallë jo pak prej,atyre që kishin ndihmuar që edhe vet i kam njohur dhe kanë treguar…
Kur bisedonte ndonjëherë i përmendte tre përsona,përmendej Gjurbanoviqi ,Safeti, po kur e përmendte Svetisllavin diçka ndryshonte brenda tij…Ka për tu ndriquar nga njohësit dhe profesionistët,por edhe protagonistët a pasardhësit e tyre.
DY VËLLEZËR AVDYL dhe SMAJL (JASHAR ALI.( MUZLIJAJ)—-DY”VARREZA TË GJALLA”!…
Kjo ishte odisejada e dhjetë -pesëmbëdhjetë….ditore e babait tim-Avdyl Jashar Alisë(Muzlijaj)!.
VITI i MBRAPSHTË 1956-të !…
Kobzezi për shëndetin e tij ,por jo edhe për shpirtin e tij unë e ndezur zjarri…
Ngrehina : Kthinat ku gjaku ende s`është tharë (Stacioni famëkeq në RAKOSH-1956..
(Sefer A. Muzlijaj, ish i burgosur politik)