Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përfaqësues i PDK-së, Sejdi Hoxha në mbledhjen e parë të këtij komisioni ka kërkuar kufizim të qasjes së qytetarëve në informacionet e këtij komisioni. Ai ka thënë se e kundërta e saj mund të sjellë politizim të rasteve. Hoxha ka kërkuar që qasje tu lejohet vetëm mediave dhe shoqërisë civile. “Unë jam dakord që medieve dhe shoqërisë civile tu jepet hapësirë, por nëse ndodhë kjo do të kenë hapësirë edhe qytetarët dhe mund të politizohet. Nuk mundet me pas qytetari informacion për çështje të caktuara dhe nuk mund të vijmë në fund te rezultati që po dëshirojmë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …