leoni

Sejdi Hoxha: Qeveria Kurti mos t'i bllokojë investimet në Drenicë vetëm pse ky rajon ka tjetër bindje politike

Sejdi Hoxha: Qeveria Kurti mos t’i bllokojë investimet në Drenicë vetëm pse ky rajon ka tjetër bindje politike

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit Liburn Aliu që të mos e bllokojnë me investime zonën e Drenicës, vetëm pse mendon ndryshe politikisht nga ta. Këtë thirrje ai e ka bërë pasi që qeveria e Kosovës nuk po i nis punimet në zgjerimin e rrugës Komoran – Morinë, ani pse mjetet ishin ndarë nga qeveria e kaluar. Hoxha ka thënë se projekti i zgjerimit të kësaj rruge me 4 korsi ka rëndësi te veçantë në aspektin historik dhe ekonomik, pasi që siç thotë ai së pari krijon mundësi më të lehta për të gjithë qytetarët të cilët në baza ditore vizitojnë Kompleksin Memorial në Prekaz. “Kjo qeveri duhet t’i trajtoi qytetarët në formë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre politike, përmes këtij postimi i kërkoi Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit Liburn Aliu që të mos i hakmerren Drenicës për shkak që populli mendon ndryshe politikisht nga ta”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …