Rrahman Bahtiri

Sejdi Veseli: 9 vjet pa Rrahman Bahtirin (6 mars 1954 – 30 prill 2010)

Për ta përkujtuar veprimtari e çështjes kombëtare dhe luftëtarin e lirisë, nuk është punë e lehtë. Prandaj zgjidhja më e mirë për përkujtuesin qenka, rrëfimi për shokun qenka: Ashtu siç e kam pa dhe njohtë – ashtu edhe e përshkrova. Veprimtari i palodhur për zgjidhjen çështjes të ligjshme kombëtare shqiptare, ka mbetur i ngulitur altarin e ma mënjës tonë. Krejt kjo normale, si mund të ndodh ndryshe, pra të harrohet nga familja, miqtë dhe bashkëveprimtarët një burrë i tillë besnik, së pari i vëllait – Dëshmorit Bajramit, i gjirit të nënës Naile, i dashamirësisë atërore të Bacë Hajrushit, i Shoqes së jetës Zyhrijes, i tre djemve, vajzës, motrave të tij dhe i popullit të cilit iu përkushtua me krejt qenien, duke qëndruar i pa luhatur para sfidave serike, sistematike dhe të përditshme, të organizuara dhe zbatuara nga thundrakët serbo-çetnik dhe argatët e tyre servil shqipfolës, me të cilat përballej në vazhdimësi, për një kohë të gjatë…Në aspektin intelektual, Rrahmani, si shumica prej nesh nuk posedonte ndonjë diplomë të shkollimit të lartë. Por, ai ishte një veprimtar i mençur, i shkathtë, inventiv dhe trim i paparë. Rrahmani posedonte aftësi zbuluese dhe për t’i përshtatur në përputhje me konfiguracionin e terrenit dhe rrethanat që mbretëronin. demonstratat e, në të cilat si pjesëtarë i organizuar i Frontit Nacional Çlirimtar merr pjesë aktiv.

Pas demonstratave të Pranverës ’81, për Rrahmanin, si pjesëtarë i organizuar i Frontit Nacional Çlirimtar ashtu sikur edhe për shumë shokë tjerë filloi një epokë e re, e cila karakterizohej me masivizim të subjekteve të organizuara patriotike, me veprimtari të intensitetit më të lartë, me sfida dhe rreziqe. Me 27 janar 1984 pason arrestimi edhe i Rrahmanit dhe më vonë dënimi prej 13 vitesh të burgut të rëndë. Që nga momenti i arrestimit e deri në përfundimin e dënimit mbanë qëndrim burrëror, edhe atëherë kur mëson për rënien heroike të vëllait më të vogël në moshë, nxënësit të tij Bajramit. Edhe gjatë kohës që e kaloi prapa grilave të kazamatit serbo-çetnik, të quajtur “Zabella” që gjendet në Pozharevc – në Serbi, Rrahmani nuk e ka ndërprerë për as edhe një çast aktivitetin e tij prej luftëtarit të lirisë. Në burg takon shumë të dënuar politik shqiptar dhe në bashkëpunim me ta pasuron njohuritë e tij, sidomos ato teorike në lëmin  e veprimtarisë çlirimtare. Pas daljes nga burgu, nën përkujdesjen falas të  doktor Avdushit Bajgores dhe doktor Ramë Miftarit në shtëpinë e tij detyrohet t’i nënshtrohet një kure shëruese, disa ditësh për veshkat e dëmtuara rënd gjatë procesit hetimor. Ai nuk mund të shfrytëzojë ndihmën ne spital, pasi që ato ishin venë nën masa të dhunshme nga pushuesit serbo-çetnik. Ende pa u shëruar plotësisht, Rrahmani  fillon punën në terren për organizimin e njësiteve dhe përgatitjen ushtarake të tyre, në frymën e Artit të luftës guerile-partizane. I tillë ishte Rrahmani, për te jeta pa aktivitete patriotike nuk kishte kuptim, ndërsa ideali kulmor i tij ishte, t’i shërbej me besnikëri, në vazhdimësi dhe deri në fund Shqipërisë së Ribashkuar,  të cilën e deshi aq shumë.

Vetë fakti se ndërron jetë në një spital vendor, në mungesë të shumicës nga barërat esenciale, ashtu siç vdesin të gjithë ata që i kanë vënë interesat e tyre personale prapa atyre të popullit dhe të at’memëdheut, e që për pasojë nuk kanë mjete për të kërkuar shërim nëpër qendrat me shëndetësi më të avancuar është dëshmia më e qëndrueshme, se Rrahmanin nuk të mashtrojë lakmia për pasuri, si disa të mjerë, të cilët sot të verbuar pas lakmisë hahen e grihen ndërmjet veti, pa u mërzitur se me këto veprime po i minojnë themelet e ribashkimit të trojeve tona, për çka u vuajt dhe u derdhen lumenj gjaku. Brezat e sotëm dhe ata të nesërm do të frymëzohen nga figura e karakteristika e Rrahmanit dhe do të mësojnë shumë nga puna dhe përkushtimi i tij ndaj njerëzores dhe kombëtares.

E LEHT TË QOFTË TOKA NËNË, QË AQ SHUMË IU PËRKUSHTOVE!

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË RRAHMAN HAJRUSH BAHTIRIT – SHPENDIT!\

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË DËSHMORËVE TË LIRISË !

LAVDI E PËRJETSHME USHTRISË ÇLIRIMTARE TË TROJEVE TONA!

LUFTËTARËT E LIRISË – DO TË JETOJNË PËRJETËSISHT NË KUJTESEN E POPULLIT SHQIPTAR!

Prishtinë

30 Prill 2019

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …