Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Anëtarët e njësitit BIA ishin pjesëtarë të UÇK-së, nuk mund të mohohet lufta e tyre kundër pushtuesit serb

Veterani i UÇK-së, Sejdi Veseli,  gjatë fjalës së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë,   ka thënë se anëtarët e njësitit BIA kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe se askush nuk mund ta mohojë që ata kanë luftuar kundër pushtuesit serb. Ai ka sqaruar  para trupit gjykues që tri shkronjat e para të njësitit “BIA” u vunë në nderim të dëshmorëve llapjanë Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani. Ku njësit ishte vendosur në Zllash meqë ishte i  rrezikuar të qëndronte  në qytet për shkak të aksioneve të shumta që ka  kryer. Ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për programin e njësisë BIA të UÇK-së veçse pjesëtarët e njëjtit janë bashkuar me Brigadën 153 në ofensivën e prillit të vitit 1999. Kam thënë gjithmonë, se kanë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata e kanë pasur programin e vet. E kanë pasur komandën e vet dhe natyrisht në bazë të programit të vet kanë bërë edhe veprime taktike çfarë është dashur, por në rast të luftimeve dhe ofensivave ushtarët e BIA-s të cilët kanë qenë të strehuar në atë kompleks, ata janë bashkuar në një front me Brigadën 153, kanë luftuar te “Vitia e Marecit”, ka thënë Veseli.

 

Veterani, Sejdi Veseli po ashtu ka sqaruar  se  BIA nuk i ka raportuar Brigadës 153 pasi  ata kanë qenë njësi në vete. Në fund të dëshmisë së tij, Veseli i cili është ftuar nga ZPS për dëshmi, ka thënë që beson se trupi gjykues është i interesuar të gjejë të vërtetën. “Kam besim që jeni luftëtarë që doni me zbulu të vërtetën dhe qëndrimi im prej fillimit ka qenë shumë i sinqertë, pa marrë parasysh që ju jeni panel gjykues, këta janë prokurorë, në mua çdo herë mund të llogarisni si një mik”, ka thënë ai.

Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të dëgjohet të martën, më 1 shkurt, dhe i njëjti mban kodin W04849. Deri tani në proces janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të mbrojtur të ZPS-së, pas tyre Fatmir Sopi e Sejdi Veseli në seanca të hapura.

Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …