leoni

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Cili ishte misioni i kryeministres serbe, Brnabiq në mbledhjen e sivjetme të Klubit të Bilderbergut?

Prej 7 deri më 10 qershor 2018 në (Turin)Torino të Italisë, zhvilloi punimet „Mbledhia“ e 66-të e Bilderbergut. Si zakonisht edhe punimet e kësaj “Mbledhje” u zhvilluan në përputhje me rregullat e “Shtëpisë Çatam” (Chatham House).

Rregullat themelore e Shtëpisë Çatam obligojnë të gjithë pjesëmarrësit e seminareve dhe “mbledhive”, që ta ruajnë fshehtësinë – duke mos publikuar emrat e atyre të cilët kanë marrë pjesë, të atyre që kanë referuar, të atyre me të cilët kanë diskutuar apo të atyre nga të cilët janë instruktuar. Ndërsa u jep të drejtë të gjithë të ftuarve apo seminaristëve të shërbehen me materialin  e paraqitur nga ligjëruesit dhe sidomos me instruksionet që marrin në takimet  në katër sy (tête à tête) nga drejtuesit e Klubit, si dhe të parashtrojnë pyetje, të diskutojnë “lirshëm” (pa u prezantuar), në lidhje me lëndën e shtjelluar në “Mbledhi” apo seminar.

“Shtëpia Çatam (Chatham House)” është ndërtuar në vitin 1920, dhe qysh në projektin ideor për ndërtimin e saj mori me këtë emër. Prej kohësh, në këtë shtëpi është vendosur Instituti Mbretëror për Punë të Jashtme (Royal Institute of Internacional Affairs).

Me këtë emër njihet zyrtarisht, kjo shtëpi.

Drejtoresha aktuale e “Shtëpisë Çatam” është Eliza Manningham-Buller, e zgjedhur me 22 korrik 2015.

Më shumë në : www.chathamhouse.org/publicatio/

Klubi Elitar i Biderberg-ut

www.bilderbergmeetings.org/press-release.html

Shumë të dhëna qojnë në përfundimin se Klubi Elitar Bilderberg, i themeluar në vitin 1954, nga përfaqësues të mega-kapitalit, burrështetas dhe ushtarak me ndikim, për të lehtësuar dialogun midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, si dhe për t’u dhënë mundësinë njerëzve me influencë për të diskutuar çështjet pa u bërë publike detajet.

“Mbledhia” e Klubit Elitar të Biderberg-ut është një tubim jo zyrtarë. I fshehtë, me rreth 200 pjesëmarrës.

Pjesëmarrja në këto “mbledhi”realizohet vetëm në bazë të ftesave të protokolluara dhe të përgatitura nga letra dhe ngjyrat me cilësi të lartë. Pjesa më e madhe e të ftuarve janë personalitete me influencë  në lëmin e politikës, financës së lartë, medias, sigurimit dhe ushtrisë.

Ky klub, mban “mbledhi”, së paku njëherë në vit. Në këto “Mbledhi” shtjellohen shkaqet dhe ngjarjet që karakterizojnë zhvillimet aktuale botërore, si dhe veprimet konkrete të cila duhet të ndërmerren të cilat do të qonin drejt vënies nën kontroll të plotë të politikës globale dhe të ekonomisë botërore.

Veprimtaria globale e Klubit Elitar të Biderberg-ut, ishte dhe mbetet arsyeja kryesore, që ai të quhet “qeveri botërore në hije”. Në realitet, kështu edhe sillen drejtuesit e tij, përkundër faktit, se askush nuk i ka zgjedhur dhe mandatuar që të kenë në dorë fatet e popujve dhe të manipulojnë me to, gjithnjë në përputhje me interesat e mega-kapitalit!

Këtij Klubi (me të drejtë) i atribuohet roli vendimtar në drejtimin e Bashkimit Evropian, Grupit të tetëshes (G8), Organizatës Botërore të Tregtisë, Forumit ekonomik Botëror, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, NATO-s, IOM, Sistemit Bankar Botëror,… …

Roli qendror në Klubin Elitar Bilderberg, vazhdon të luhet nga mega-pasaniku, David Rockfeller. Ky zotëri, e luanë këtë rol që prej se është themeluar Klubi. Duhet theksuar, se zoti Rockfeller është anëtari i vetëm që është e ditur se i përket “ Grupit Këshillues të Anëtarëve”. Gjithashtu dihet, se ky zotëri është një i plotfuqishëm, i pa kontestueshëm dhe që e ka fjalën e fundit kur vendoset edhe për personat të cilët duhet ftuar dhe për ata që nuk bënë të ftohen në “mbledhtë” e Klubit Elitar të Bilderberg-ut.

Si do që të jetë, për opinionin botërorë Klubi Elitar i Bilderbergut, vazhdon të mbetet i mbështjellë me vellon e fshehtësisë!  “Mbledhitë” e të të ashtuquajturës (jo pa të drejtë) qeveri në hije,vazhdojnë të konsiderohen strofull nga ku, në përshtatshmëri të plotë me interesat e mega-kapitalit parashkruhen rregulla, projektohen programe për tregtinë botërore, nxitën rrëzime të qeverive, drejtohen luftëra nëpër regjione të ndryshme të botës… Për çka konsiderohet me të drejtë, se kur e lypin interesat e mega-kapitalit, rrezikohen dhe cenohen fatet e popujve, nga brumi i gatuar në Klubin Elitar të Bildrberg-ut.

Ka shumë dëshmi për sjelljet këtij Klubi gjatë veprimtarisë së tij. Ato nuk dallojnë nga ato të përmbaruesve shpirtkazmë, duke mos shprehur as edhe një grimë empatie për njeriun e thjeshtë dhe popujt në përgjithësi, gjatë pësimeve të tyre të dhembshme të cilat ata i përjetojnë, nga veprimet për zbatimin e recetave të përgatitura, jo nga tjetër kush, pos edhe nga vetë Klubi Elitar i Bilderberg-ut.

Në „Mbledhinë“ e 66-të të Klubit Elitar Bilderberg e cila zhvillojë punimet nga 07 deri më 10 qershor 2018 në (Turin)Torino të Italisë, sipas  konfirmimit për pjesëmarrje, kanë marrë pjesë 131 të ftyuar, nga 23 vende. Si zakonisht, edhe kësaj radhe është ftuar një grup i larmishëm udhëheqësish politikë dhe ekspertë nga industria, financa, akademia, siguria dhe mediat.

Në “Mbledhinë” e 66-të dominoi mendimi i shprehur nga ligjëruesit, se Klubit Elitar të Biderberg-ut po i konvenuaka një luftë “Proxi” kundër Rusisë.

Çfarë është lufta “Proxy”?

Sipas të dhënave që mund të vilen nëpër literaturën ushtarake, fjalorët dhe enciklopeditë, po të kësaj fushe, mund të kuptohet. Se lufta “Proxi” qenka një konflikt i armatosur i cili zhvillohet në përputhje me interesat e dy fuqive, por që ato nuk janë të përfshira drejtë për së drejti. Kjo do me thënë, se vendet tjera përgjaken dhe rrënohen, të nxitura këto dy fuqi.

Shembulli: Lufta në Siri

Këtu formacionet ndërluftuese financohen, armatosen dhe këshillohen nga forca të jashtme: nga Rusia, Turqia, Irani, Kina, në njërën anë, nga SHBA, Izraeli, Franca, Britania (K.E.Bilderberg), në anën tjetër.

Në realitet ky konflikt i armatosur është duke u zhvilluar ndërmjet SHBA dhe Rusisë. Për fatin e keq të arabëve (sirianëve), palestinezëve dhe kurdëve, sepse interesat e superfuqive për primat mbi pasuritë e mëdha të regjionit me hidrokarbure (naftë dhe gazë), janë më të mëdha se jetët e tyre.

Pra, në mbledhjen e sivjetme dominuan tema nga politika dhe gjeopolitika, veçanërisht në lidhje me Rusinë, Lindjen e afërme, problemin e refugjatëve, udhëheqësin globale botërore amerikane dhe sfidat brenda vetë SHBA-ve, siç janë zgjedhjet për Kongresin, që pritet të mbahen në fund të vitit.

Çka është me interes të theksohet, në mesin e të ftuarve për “Mbledhinë” e 66 të Klubit Elitar të Bildbergut, krahas tri figurave të fuqishme botërore, siç janë: ish Sekretari i shteti të SHBA-ve, Henry Kissinger, isht Drejtori i CIA-s, David Petrius dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg dhe shumë të tjerë, është edhe Kryeministrja serbinane, Ana Brnabiq. www.bilderbergmeetings.org.

 

Për fund duhet theksuar zëshëm, se duke u bazuar në situatën politike dhe atë të sigurisë, thënë edhe më shkoqur, duke u bazuar në situatën aktuale gjeopolitike të regjionit tonë, atë mesdhetare dhe në përgjithësi, mund të dyshojmë me bazë: mos po gatuhet prapë diçka e re, serioze dhe e rrezikshme për Ballkanin?

Natyrshëm, përballë këtij realiteti imponohet pyetja: Çfarë ishte misioni i Kryeministres serbijane në “Mbledhinë”e 66-të  të Klubit Elitar të Bilderberg-ut? Me siguri, Ana Brnabiq, nuk është ftuar për t’u kënaqur duke i shikuar kanavitet e njohura të Torinos!

25 qershor 2018

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …