Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu është shprehur i bindur se në seancës e të martës do të kalojë rezoluta për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova është një republikë parlamentare, prandaj dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. “Shpresojmë që rezoluta ti marrë votat. Çdo diskutim jashtë Kuvendit dhe pa mandat të Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e cila e përcakton vendin si republikë parlamentare. Duhet të jemi serioz, partnerët po na thonë që nuk do jemi dado të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku mund ta bëjmë këtë” ka deklaruar Sejdiu.
