Dardan Sejdiu

Sejdiu: Kosova nuk e ka shfrytëzuar si duhet mbështetjen e SHBA-së

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka shkruar se Kosova nuk e ka shfrytëzuar si duhet mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Vizitat e zyrtarëve të lartë të SHBA në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë ishin të shumta dhe përfshijnë vizita të Bill Klinton në Nëntor 2009, Hillary Clinton në Tetor 2010, Philip Reeker në Janar 2012, John Kerry në Dhjetor 2015, Victoria Nuland ne vitin 2014 dhe persëri sivjet, dhe së fundi Joe Biden dje por edhe në vitin 2009. Asnjë vend tjetër nuk ka dështuar më shumë se Kosova në zhvillimin e vet duke pasë perkrahu SHBA-të, shembuj të shteteve si Korea e Jugut dëshmojnë mundësitë e humbura të Kosovës për shkak të Klanit Pronto. Përgjatë këtyre viteve dhe në mes të këtyre vizitave të shumta Klani Pronto rehatoi familjar dhe aparatqik partiak në borde, shkatërroi ekonominë, uzurpoi prokurorinë dhe gjyqesinë, ndau Kosovën dhe po tenton të fal tokë”, ka shkruar në mes tjerash në adresën e tij elektronike nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …