Sejdiu: Me LDK-në kemi biseduar për koalicion, por jo zyrtarisht

Sejdiu: Me LDK-në kemi biseduar për koalicion, por jo zyrtarisht

Burime të KosovaPress-it kanë treguar se përfaqësues të LDK-së dhe AKR-së, janë takuar në mënyrë që të diskutojnë për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor dhe në zgjedhje të shkojnë me listë të përbashkët. Ndërkohë Agim Veliu nënkryetar i LDK-së e ka mohuar që të kenë diskutuar me AKR-në për mundësinë e koalicionit parazgjedhor. Ai ka thënë shkurt se LDK momentalisht është në koalicion  me PDK-në dhe nuk ka nevojë për koalicione tjera. Por ndryshe thotë nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu. Ai pohon se kanë biseduar me zyrtarë të LDK-së por jo me takime të nivelit zyrtar. “Jo nuk kemi bërë takime të nivelit zyrtar ose formal, çdo gjë është bërë ose në takime rasti ose takime për diskutime të bashkëpunimit potencial, por jo diçka formalisht. AKR si parti liberale është gjithmonë e hapur ndaj bisedave me të gjitha partitë ose subjektet politike në Kosovë, natyrisht për zbatimin e programit të AKR-së veçanërisht në sektorin ekonomik, por edhe në sferat e tjera. Mirëpo, diçka konkrete nuk ka as me bisedimet me LDK-në apo ndonjë subjekt tjetër dhe ne do të vlerësojmë atë që është më së miri për qytetarët e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht edhe vendimet tona gjithmonë do të merren parasysh në mënyrë primare çka është më së miri për vendin tonë dhe për qytetarët e pastaj për çdo gjë tjetër, kështu që jemi në proces të analizës se çka duhet bërë dhe si duhet hyrë në zgjedhjet që po trokasin si duket në derë dhe shumë shpejt strukturat e partisë do të marrin vendimin e duhur”, ka deklaruar Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …