Marrëveshja për demarkacionin është e kundërligjshme dhe nuk duhet lejuar ratifikimin e saj

Ka përfunduar protesta e thirru nga Lëvizja Vetëvendosje për ta kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Njoftimin për ndërprerjen e protestës e bëri nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu. Ai tha se protestat ndërpritet pasi projektligji për marrëveshjen e Demarkacionit nuk është ne rend dite në seancën e sotme të Kuvendit. Gjatë fjalës para masës protestuese, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet të rezistojmë për të mos lejuar ratifikim e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Kjo marrëveshje është e kundërligjshme dhe ftoj qytetarët që në thirrjen e ardhshme për protestë të mblidhen në numër edhe më të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …