leoni

Sejdiu: Nexhmije Pagarusha ishte zëri kumbues për zhvillim dhe ngritje në kohet më të rënda për shqiptarët

Qytetar të shumti po bëjnë homazhe pranë turpit të pajetë të këngëtares së jashtëzakonshme, Nexhmije Pagarushës, e cilësuar “Bilbili i Kosovës”. Qytetar të shumtë po pohojnë se vdekja e saj është një humbje e madhe për kombin shqiptar në përgjithësi dhe komunitetin e artistëve në veçanti. Duke folur për meritat e shumta të saj, ish kryetari, Fatmir Sejdiu i ka deklaruar “Kosovapress-it” se Nexhmije Pagarusha ka qenë mbretëreshë e këngës shqipe. Nexhmije Pagarusha ishte zëri kumbues për zhvillim dhe ngritje në kohet më të rënda për shqiptarët. Në një kohë kur nuk kishte as televizion, zëri i saj ishte në një radio ku mund ta gjeni, dhe ka qenë një zë kumbues dhe gjithmonë thirrës për zhvillim e për ngritje kulturore të shqiptarëve. Them se ka qenë vërtetë një mbretëreshë jo e vetmuar por mbretëreshë e këngës shqipe më kohët më të rënda që ne kemi pasur, ka vlerësuar në mes tjerash ish kryetari, Fatmir Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …